Vavalis: Kam marrë përshtypje profesionale, pres angazhim dhe përkrahje nga tifozët
FC DRITA e pret KF Ferizajn në shtëpi në ndeshjen e 31-të kampionale që zhvillohet nesër nga ora 15:00 në stadiumin sintetik.
Për këtë takim Drita është përgatitur ndryshe nga zakonisht, pasi drejtimin tonë e ka marr trajneri Akis Vavalis.
Trajneri i ri tregoi përshtypjet për skuadrën që do ta udhëheq.
“Jam i kënaqur me atë se cfarë kam gjetur dhe atë cfarë kanë treguar lojtarët në stërvitje, janë vetëm tri ditë që po stërvisim bashkë dhe kam marr përshtypje shumë të mëdha profesionale . Mbi të gjitha mirëpritja ishte shumë njerëzore dhe po shoh profesionalizëm edhe tek anëtarët e tjerë të stafit dhe besoj që shumë lehtë do të gjejmë gjuhën e përbashkët. Analiza e kundërshtarit është pika ime e fortë, por kjo është akoma më e vështirë për ne për t’u adaptuar me mënyrën e lojës së tyre. Jemi në disponim për ta dhënë më të mirën dhe pres edhe përkrahjen e tifozëve tanë në këto ndeshjet e fundit vendimtare”, ka thënë Vavalis.
Kurse, optimist për ndeshjen e parë në udhëheqje të trajnerit të ri u shpreh edhe kapiteni Limani, duke theksuar se janë përgatitur dhe presin përkrahjen e tifozëve.
“Përkrahja e tifozëve do të jetë shumë kruciale për ne sepse e dijmë kur i ke ata në formë të mirë do të thotë qe jemi 12 lojtarë në fushë. Të njejtin disponim si në ndeshjet derbi e presim edhe nesër. Janë detaje të vogla që i kemi praktikuar për nesër dhe shpresojmë të japim më të mirën për një fitore tjetër”,ka thënë kapiteni, Ardian Limani.
“Është shumë e rëndësishme që ne e kemi grupin e plotë dhe nuk e kemi asnjë mungesë. Nuk kemi shumë kohë të bëjmë ndryshime të mëdha”, ka përfunduar trajneri Valvalis.
Për më tepër konerencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit.