Sportet me dorë

KV Drita kësaj radhe nuk gabon, fiton për barazim në ndeshjen e dytë

KV Drita, në konkurrencën e femrave nuk e ka bërë gabimin e javës së kaluar, kur në fushë të vet kishte humbur nga KV M-Technologie me rezultat 2:3 në sete. Në ndeshjen e dytë në Prishtinë, ekipi kaltër e bardhë nga Gjilani ka fituar me rezultat bindës 3:0, duke e bërë serinë e fitoreve të barabartë 1:1 dhe se kush do të shkojë në finale do të vendoset në ndeshjen e radhës që do të luhet në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

KV M-Technologie – KV Drita 0:3 (19:25, 19:25, 11:25)

Ja statistikat e lojtareve të Dritës:

Loresa AVDYLI: 17 pikë

11 të fituara nga 27 sulme me 41%,

4 bllok,

2 shërbim dhe

8 pikë të humbura

Venera KADRIU: 14 pikë

13 të fituara nga 33 sulme me 39%,

1 bllok,

7 pranime me 43% dhe

7 pikë të humbura

Megi BISLIMI: 13 pikë

12 të fituara nga 25 sulme me 48%,

1 bllok,

31 pranime me 71% dhe

5 pikë të humbura

Vesa SHABANI: 6 pikë

1 pikë të fituara nga 10 sulme me 10%,

4 bllokë,

1 shërbim dhe

4 pikë të humbura

Aquincia STRAMBLER: 6 pikë

5 të fituara nga 8 sulme me 63%,

1 bllok dhe

1 pikë të humbura

Melek ERBUĞA: 1 pikë

1 të fituara nga 4 sulme me 25% dhe

pikë të humbura s’ka.

Adelajda PRENGA:

11 pranime me 64% dhe

2 pikë të humbura.

You Might Also Like