Vedat Ibrahimi, 52- vjeçar tragjikisht ka humbur jetën në vendin e tij të punës është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet, është thënë në raportin e policisë.
Viktima është Vedat Ibrahimi, ish-futbollist i ditëve të para të Gjilanit. Ai pasi kishte luajtur në ekipin e juniorëve, më pas gjatë viteve në okupim ishte pjesë e organizimit në futboll të vogël, duke luajtur për ekipet KF Kosova (Baleci) në futboll të vogël e më pas në vitin 1995, ai ishte pjesë e Gjilanit, ekip me të cilin u shpall kampion në Grupin e Ferizajt.
Vedat Ibrahimi, që ishte një mesfushor i spikatur pas përfundimit të karrierës si futbollist ndër të tjera kishte punuar në një kompani ndërtimi dhe gjatë punës tragjikisht ka humbur jetën.
Vedat Ibrahimi në pasditen e të mërkurës me nderime është varrosur në Varrezat e Qytetit në Gjilan./kryelajmi.com/.