Futboll

Vendimi Federatës sulm në mendimin ndryshe

Valon Zymberi, drejtor sportiv në FC Drita, pas dënimit që i është shqiptuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka thënë se ky dënim vije si pasojë e mendimit ndryshe rreth zgjedhjeve në Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Kemi menduar ndryshe dhe nuk kemi qenë mbështetës të kryetarit aktual, Agim Ademi, i cili është zgjedhur nga një kuvend jolegjitim, nuk e them se unë dëshiroj ta them këtë, por e themi ngase atë e vërteton edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sporteve, e cila ende nuk e ka pranuar dhe legjitimuar këtë kuvend, duke mos dhënë një vendim final. Ata po i shqyrtojnë proceduarat e ne i kemi bërë publike këto parregullsi”, ka thënë Valon Zymberi, që ka shtuar se ky vendim i gjason atyre në Korenë e Veriut, ku nuk respektohet mendimi i lirisë.

“Mendimi i lirë është i garantuar me konventa ndërkombëtare. Unë vazhdimisht kam shprehur pakënaqësi, për kuvendin, kryetarin dhe funksionimin e Federatës”, ka thënë Valon Zymberi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like