Futboll

Rezultate fenomenale të ekipeve të Anamoravës në Ligën e Parë

 

Rezultate shumë të mira kanë arritur ekipet e Anamoravës që garojnë në Ligën e Parë. Në fakt të gjitha ekipet kanë shënuar fitore.

Vita që është në garë për të zënë ndonjërën nga pozitat që mundëson lojën e barazhit për inkuadrim në rang më të lartë të garave, ka patur një punë shumë të vështirë ngasë tri pikë duke ngadhënjyer me rezultat të ngushtë 1:0.

Me rezultat 2:0 ka fituar edhe ekipi tjetër nga Komuna e Vitisë, Vllaznia e Pozharanit që në fushë të vet është përballë me Ramiz Sadikun e Prishtinës. Pas 90 minutave lojë kanë festuar pozhoranasit me rezultat 2:0.

Nga të gjitha ekipet e Anamoravës, fitoren më bindëse e ka shënuar Kika e Hogoshtit, që në fushë të vet e ka mposhtur Onix Banjën me rezultat 3:1. Fitore ka shënuar edhe Bashkimi i Koretinit, që u ndesh me Fushë Kosovën. Në këtë ndeshje u shënua vetëm një gol edhe ai nga lojtarët e Bashkimit, që ngadhënjyen me rezultat 1:0.

Vitia po lufton për pozitën që siguron ndeshjen e barazhit për Superligë, derisa Vllaznia, Kika dhe Bashkimi po luftojnë për mbijetesë në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll.

You Might Also Like