LAJME

Visar Ismajli, kimisti i cili prodhon gjëra ushqimore të kualitetit të lartë

Profesori i Kimisë Inxhinierike nga Gjilani, Visar ismajli, po dëshmohet tani e 10 vite me punën e tij profesionale duke prodhuar gjëra ushqimore të kualitetit të lartë në mini-fabrikën e tij në Gjilan.

 

Prodhimet të cilat i prodhon Ismajli në mini-fabrikën e tij “Lanti Plast” së bashku me 8 punëtorë të cilët punojnë në mini-fabrikën e tij, janë tejet të kërkuara në tregun e Kosovës.

 

Ismajli, kishte diplomuar në vitin 2008 ndërsa masterin e kishte kryer në vitin 2013 por Ismajli nuk ndalet me kaq, ai  në këtë vitë kishte fituar titullin edhe profesor i Kimisë.

 

Kimisti nga Gjilani, Visar Ismajli, i cili në jetën e tij është mjaft modest që nga viti 2009 ka hapur mini-fabrikën për prodhimin e gjërave ushqimore si dhe në të shumtën e rasteve bënë paketimin dhe ambalazhimin e shumë produkteve.

 

“Kimia është një lëndë shumë interesante e cila nuk të lenë për të pushuar në asnjë moment pasi që është e pafundshme, dhe e cila si bazë ka punën eksperimentale, analizën dhe sintezën si metodë kryesore, gjerë më tani në botën e Kimisë janë kryer mbi 15 milion komponime të ndryshme, kjo më ka shtyre që edhe unë të merrem me komponime të ndryshme dhe produktet të cilat i punojmë ti ofroj në tregun e Kosovës pasiqë edhe e kam njiherit edhe profesion”, thekson Ismajli.

 

Profesori i Kimisë Inxhinierike, Visar Ismajli, cdo ditë e më tepër po dëshmon në mini fabrikën e tij që me prodhimet e tija po pushton tregun e Kosovës.

 

“Në mini-fabrikën tonë çdo gjë që prodhojmë është profesionale dhe e verifikuar në çdo detaj, siç janë: detergjentet e ndryshme, shampon për duar, për enë e për pllaka, sprej për dritare, shampon për vetura, acid kloridrik, ujë për gjygyma, sprej për maska për vetura, thasë për mbeturina, lugë të makiatos, sheqer për kafe dhe amvisni, ndërsa miellin dhe çajin e rusit e paketojmë dhe ambalazhojmë, të gjitha këto me cilësinë më të lartë i prodhojmë dhe i ambalazhojmë, duke ju ofruar konsumatorit prodhim vendorë me kualitetin më të lartë të mundur, gjerë më tani asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë vërejtje nga konsumatorët por përkundrazi ata janë shumë të kënaqur me cilësinë të cilën e ofrojmë”.

Për kimistin dhe profesorin e Kimisë, Visar Ismajli, sa i përket prodhimit dhe formulave  për të prodhuar një produkt asgjë nuk  është enigmatike.

 

“Edhe pse jemi jo në kushte të mira të punës dhe pa ndihmën e askujt por gjithçka është në mënyrë vetanake gjerë më tani jam i kënaqur me atë çka prodhojmë, por jam i lumtur që edhe qytetarët e kanë kuptuar cilësinë të cilën e prodhojmë dhe çmimin të cilin e ofrojmë në treg, por për të qenë edhe më produktiv dhe për të rritur prodhimin me produkte tjera kam nevojë për të më ndihmuar shteti i Kosovës, pasi që vetëm në këtë mënyrë mundemi ta ndalim papunësinë dhe produktet të cilat na vinë nga jashtë janë jo të cilësisë së mirë e shumë herë edhe të skaduara nga qëndrueshmëria e tyre”.

Shteti i Kosovës ka nevojë të madhe për mini-fabrikat të cilat prodhojnë dhe mbijetojnë të punësuarit me punën e tyre, por duhet stimuluar në forma të ndryshme për ta rritur kapacitetin e tyre të prodhimtarisë, ndërsa profesori e Kimisti, Visar Ismajli, është shembull se si duhet të veprohet

kur Kosovës më së shumti i duhen këto mini-fabrika prodhuese.

 

You Might Also Like