Onix e ka shkaktuar befasin e javës në Ligën e Parë, teksa në udhëtim ka arritur ta mposhtë skuadrën e Vitisë me rezultat minimal 0-1 dhe në këtë mënyrë Vitia ka bërë hap fals në luftë për pozitën 4 që dërgon në barazh.
Kështu ekipi nga Banja i ka hequr mundësinë “idealistëve” për të luftuar deri në fundin e kampionatit për të kërkuar inkuadrimin në Superligë.
Trepça e ka fundosur edhe më shumë Ramiz Sadikun në fundin e tabelës, falë fitores në “Adem Jashari” (2-1).
Ndërkohë, Istogu me fitoren e realizuar ndaj Drenasit (2-1) është stabilizuar në mesin e tabelës.