Me këtë memorandum bashkëpuni synohet gjithëpërfshirjen e të gjithë krijuesve të rinj që vijojnë shkollat e mesme,në komunën e Vitisë
Me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të të rinjve në komunën e Vitisë, si dhe duke synuar në gjithë përfshirjen e të gjithë krijuesve të rinj që vijojnë shkollat e mesme, komuna e Vitisë dhe OJQ “MuralFest”, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë: kryetari Sokol Haliti dhe Lebibe Topalli nga OJQ “Mural Fest”.
Pas nënshkrimit të këtij memorandum njeriu I parë I komunës Sokol Haliti, ka theksuar se në
vazhdimësi ka qenë i përkushtuar të mbështes aktivitetet artistike e kulturore, si dhe iniciativat që favorizojnë të rinjtë vitias.
E Lebibe Topalli, drejtoreshe e kësaj OJQ-e u shpreh se përmes këtij memorandum të bashkëpunimit parashihen aktivitetet të cilat do të organizohen në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Muraleve “Mural Fest”, përmes të cilit do të trajtohet tema “Me Art për Tolerancë” .
Duke pasur parasysh që Komuna e Vitise ushtron ndikim direkt në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, palët e përfshira e kanë parë të rrugës që fuqizimi i bashkëpunimit në mes të dy subjekteve juridike do të ndikonte në rritjen e vetëdijes qytetare, nëpërmjet aktiviteteve që zhvillon ”Mural Fest”.
E ndër synimet e këtij memorandumi parashihet që punimet më të dalluara artistike, të përzgjedhura nga komisioni profesionist i “Mural Fest”, do të realizohen si murale dhe grafite duke u bazuar në temën e caktuar nga
Mural Fest “ Toleranca”, e keto vepra artistike të implementohen në komunën e Vitisë.
Aziz Zuka