Viti

Vitia  shënoi 12- vjetorin  e  Pavarësisë së Kosovës

 

Komuna e Vitisë ka shënuar sot me aktivitete të shumta 12 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Këto aktivitete kanë filluar me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, si dhe më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

Gjithashtu në organizimin e kësaj komune janë mbajtur edhe aktivitete të shumta për nder të kësaj dite si: manifestimi qendror ku para qytetarëve vitias u dha një program i pasur kulturo-artistik.

 

E po sot nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Federata e Atletikës së Kosovës janë mbajt edhe garat në Atletikë, ku kanë marrë pjesë garues nga mbarë trojet shqiptare dhe atë për kategoritë e ndryshme prej fatosave, juniorëve dhe sinorëve në disiplinat prej 400-1000 metra.

E në orët e pasdites u shënua edhe një aktivitet për nder të ish atdhetari Muharrem Kurteshi, i cili pritet të nderohet me urdhrin “Heroi i Kosovës” nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe atë në përvjetorin e 12 të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

 

Ndërkaq, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ndër tjerash u shpreh se shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, para 12 viteve  ka qenë akt madhështorë dhe sublim.

“ Shpallja e Pavarësisë së Kosovës dymbëdhjetë vite më pare,është akti më madhështorë dhe më sublim i gjithë historisë tonë, është nga datat më madhore pas 28 nëntorit të vitit 1912. Pavarësia e Kosovës është rezultat i punës, djersës dhe sakrificës së shumë brezave për shtet të pavarur si e drejtë universale e të gjithë popujve”, u shpreh Kryesuesi Pira.

E Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për rëndësinë e kësaj dite dhe sakrificën e popullit për të. “ Pavarësia e Kosovës u arrit pas kërkesave sublime të këtij populli të shumëvuajtur, pas luftërave të pareshtura të shumë brezave për liri dhe mëvetësi shtetërore të vendit tonë. Sot në 12 vjetorin e Pavarësisë së vendit kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan, që ranë në altarin e lirisë dhe që u shkrinë duke punuar për të mirën e popullit dhe të atdheut për të qenë të lirë dhe sovran në trojet tona, për ta ndërtuar Kosovën si shtet të lirë e të pavarur”, u shpreh Kryetari Haliti.
Kurse një falë rasti ka mbajtur edhe Qemajl Rexhepi, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, i cili cilësoj se kulmi i shtet ndërtimit ka qenë lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke kërkuar njërit përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe veteranët. Aziz Zuka

 

 

 

You Might Also Like