Java e 26-të sjell përballjen 𝐊𝐅 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐞𝐯𝐚 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 dhe për këtë takim folen kryetrajneri Arsim Thaqi dhe futbollisti, Leonat Vitija.
Ata treguan se atmosfera në klub është e mirë, motivuese dhe me energji pozitive, duke theksuar se cdo ndeshje kampionale ka rëndësinë e tri pikëve.
Trajneri Thaqi tha se përgatitjet kanë vazhduar gjatë tërë javës dhe fokusi është te fitorja.
”Kemi analizuar gjatë tërë javës ekipin e Malishevës kuptohet që e kemi marrë seriozisht dhe fitorja na mban në pozitën ku jemi. Në këtë drejtim I kemi marrë masat dhe shpresoj që të reflektojmë në fushë, sepse fitorja do të na jipte qetësi për vazhdimësi të kampionatit. Kërkesa ime është që të vazhdojë ta mbajë bilancin pozitiv me Malishevën dhe shpresoj të vazhdojmë, lojtarët iu kanë përgjigjur detyrave dhe motivi është më i lartë, por edhe gatishmëria për të vazhduar me rezultate pozitive, suksese drejt arritjes së objektivit”, ka thënë Thaqi.
Optimist është edhe futbollisti, Leonat Vitija, i cili tha se ndeshjet dhe pikët fitohen me radhë për t’iu gëzuar triumfit në fund.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi pas kohë të analizojmë kundërshtarin dhe besoj që nesër të kthehemi me fitore. Jemi të vetëdijshëm që gabimet nuk na falen dhe tani edhe motivi është më i madh, normalisht në cdo ndeshje shkojmë për fitore. Ne i marrim ndeshjet me radhë dhe shpresoj që edhe pas këtij takimi t’i marrim tri pikët e reja”, ka thënë Vitija.
Ndërsa, trajneri Thaqi tha se DRITA ka lojtarë që mund të jënë para golit dhe shënimit gjithnjë.
“Kemi në fazën e sulmit lojtarë që kanë cilësi ofanzive dhe pretendimet janë që DRITA të vje sa më shpesh para golit me alternativën e vetme për të shënuar sa më shumë. Kemi punu shumë në aspektin psikologjik që të kemi siguri dhe qetësi në ndeshjet e adhshme. Sepse e meritojnë shikuesit më të mirë që ka DRITA, ata e pëekrahin ekipin me zemër, ata nuk kursehen që t’i ndihmojnë ekipit, unë i falënderoj edhe në emër të lojtarëve, të shtabit teknik, por edhe të klubit. Kishem pas dëshirë që atyre t’iu krihohen kushte më komode, të jenë prëzentë, t’i përjetojnë momentet e klubit dhe ne jemi mirënjohës sepse energjia më e madhe vjen nga tifozët”, përfundoi Thaqi.
Kryetrajneri ynë njoftoi se për ndeshjen e neserme mungon Rron Broja për shkak të kartonëve, ndërsa Marko Simonovski po kthehet dhe është i gatshëm.
Kjo eshte konferenca e plote https://fb.watch/jk9Togdoh-/