LAJME

Vizitë e nxënësve Stacionit Policor në Gjilan

Gjilan, 23 tetor 2025

Stacionit Policor në Gjilan ka mirëpriti një grup fëmijësh të shkollës së fshatit Lladovë të komunës së Gjilan të shoqëruar nga personel mësimor i kësaj shkolle. Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen për së afërmi të fëmijëve me punën, misionin dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve.

Gjatë vizitës, nxënësit u njoftuan me funksionimin e stacionit policor, pajisjet që përdorën nga zyrtarët policorë gjatë punës etj. Po ashtu, atyre iu shpjegua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Zyrtarët policorë u dhanë nxënësve këshilla të rëndësishme për sigurinë në ambientet shkollore, sjelljen e tyre në rrugë dhe në komunitet, duke theksuar rolin e tyre si qytetarë të përgjegjshëm në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me të gjitha institucionet arsimore dhe komunitetin në përgjithësi, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë dhe respektimit të ligjit.

You Might Also Like