Shkruan: Afërdita Balaj
Ministrja e Arsimit znj. Arbërie Nagavci viziton Gjilanin.
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Arsimit, të Hënën jemi të ftuar në një takim të përbashkët mësimdhënës e drejtorë të komunës tonë. Përmes këtij njoftimi jemi informuar që Ministrja e Arsimit znj. Nagavci viziton Komunën e Gjilanit, ku temë e diskutimit parashihet të jetë; ʺPolitikat e reja në arsim dhe çështjet tjera që përmirësojnë kushtet në arsim.
E respektuara Ministre, a nuk mendoni që është vonë për planifikime të tilla, pasi që 15 Gushti është data kur mësimdhënësit dhe drejtorët veç janë kthyer në shkollë dhe kanë filluar përgatitjet pa udhëzimet tua!?
Keni premtuar se politika do të jetë shumë larg arsimit, por kjo si duket ishte vetëm kohë fushate, keni kritikuar në këtë çështje pa ndërprerë në kohën kur ishit në opozitë, ndërsa tash kryesuesja e komitetit të arsimit pranon kuadrot e reja.
Shkolla e Arbërisë ishte edhe njëri nga premtimet e juaj, e cila nuk e ka asnjë element të vetëm ndryshimi, çfarë do të bëni konkretisht që te kthehet interesimi i nxënësve, ku numri total i tyre të pranuar në ketë vit është vetëm 35.
Zonja Nagavci, i vonuar total projekti i ofiqiences. Në SHFMU Rexhep Elmazi punohet në ditët e fundit të pushimit, në mënyrë të pa kontrolluar. Athua a do të jetë shkolla e gatshme për 1 Shtator!?
Alokimi i mjeteve të bëhet në modelin e vjetër për shkak se vitin që shkoi shkollat patën problem në mbulesën e shërbimeve, komunale dhe fëmijët vuanin nga të ftohtit nëpër disa shkolla të mëdha. Shpresoj që kjo do të jetë kërkesë e Drejtoreshës së Arsimit në komunën tonë.
Dhe në fund një kërkesë për Drejtoreshën e DKA-së, çfarë ka bërë për mbulesën e harxhimeve për nxënësit me asistencë sociale, premtim ky i dhënë gjatë fushatës edhe nga kryetari.
Drejtoresha e Arsimit dhe Ministrja Nagavci sygjeroj që ky takim do të ishte i kompletuar po të ishte i ftuar edhe z. Rrahman Jashari.