Futboll

Vjen largimi i tretë nga SC Gjilani

Fatlind Azizi i ka thënë lamtumirë Klubit Futbollistik “Gjilani” pas vetëm gjashtë muajsh, shkruan Gazetasheshi.com.

Mesfushori gjilanas ka vedosur që ta ndërprerë para kohës mardhënien e tij të punës me “kuqebardhët” ndonëse kishte kontratë me këtë klub edhe për dy vite të tjera.

Përmes një publikimi në llogarinë e tij, ai ka njoftuar për ndarjen me gjilanasit, teksa ka falenderuar drejtuesit e klubit për korrktësinë e treguar

“Nga sod nuk jom pjes e klubit Sc Gjilani ,nuk arritem ta gjejm gjuhen e perbashket per vazhdimin e bashkpunimit. Falemnderoj presidentin Florim Zuka per korrektsin dhe Sevdail Robelli gjithashtu edhe bashklojtarev ju deshiroj shum suksese. Falemnderit Skiftera”, ka shkruar Azizi.

Fotografia e SC Gjilani
20 vjeçari vendosi të largohej nga “kuqebardhët” në mungesë të minutazhës, ndërkohë që tashmë pritet të ndërroj ambient.

Azizi është futbollisti i radhës që largohet nga Gjilani në këtë afat kalimtar, derisa më parë u larguan edhe ‘gardiani’ Kenan Haxhihamza dhe Salih Kosumi.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like