Futboll

Banka për Biznes dhe FC Drita nënshkruajnë marrëveshje partneriteti

Banka për Biznes ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me klubin futbollistik, Drita.

U.D Kryeshefi Ekzekutiv, Artan Sadiku ka nënshkruar partneritetin në emër të Bankës për Biznes, ndërkaq nga i klubi futbollit Drita i pranishëm ishte drejtori i skuadrës, Feti Murseli.

U.D Kryeshefi Ekzekutiv i BPB-së, Artan Sadiku ka thënë se sporti vendor është fushë që institucioni që ai udhëheq i ka dhënë vazhdimisht rëndësi të veçantë, për shkak të nevojës së madhe për të përkrahur ata që sjellin suksese të mëdha për vendin.

“BPB në vazhdimësi është angazhuar që të tregojë përkushtimin që ka për të mbështetur sportin kosovar, andaj sot jam shumë i lumtur që kemi nënshkruar së bashku me z.Murseli marrëveshje partneriteti, që ne besojmë që do të prodhojë shumë suksese për Dritën. Drita dhe Intelektualët janë histori në vete e sportit vendor dhe simbol i komunitetit që e përfaqësojnë. Shpresojmë që me përkrahjen tonë, ata të përfundojnë edhe një sezonë të suksesshme, që tashmë kur flitet për Dritën është një fakt i padiskutueshëm”, tha U.D Kryeshefi Ekzekutiv.

Drejtori i përgjithshëm i FC DRITA, Feti Murseli pas nënshkrimit të marrëveshjes ka thënë se ky do të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe të suksesshëm të BPB-së dhe FC Dritës.

“Sukseset e klubit tonë nuk do të ishin të mundura pa partnerë si Banka për Biznes që na e lehtësojnë çdo ditë operimin, si dhe na shtyjnë drejt sukseseve dhe kupave të reja, për shkak të sigurisë që na japin ne si udhëheqës të ekipit por edhe futbollistëve tanë. Jemi shumë të kënaqur me themelimin e këtij bashkëpunimi dhe që BPB ka zgjedhur Dritën dhe Intelektualët si partner të tyre”, ka deklaruar Murseli, teksa shton se si udhëheqës i Dritës, shpreson që ky bashkëpunim të rezultojë në pasurimin e kabinetit të trofeve për ekipin që ai udhëheq.

Drita është nënkampione e Kosovës për edicionin e fundit.

Që nga pranimi i futbollit të Kosovës me UEFA e FIFA është shpallur dy herë kampione e Kosovës në edicionet 2017-2018 dhe 2019-2020. Është ndër skuadrat më të organizuara në Kosovë dhe më të suksesshmet në garat evropiane.

You Might Also Like