KF Vllaznia e Pozharanit, pavarësisht faktit se vazhdoi kontratat pothuajse me të gjithë futbollistët nga edicioni historik, ky klub i cili këtë kampionat do të debuton në elitën e futbollit të Kosovës në të njëjtën kohë nënshkroi me disa prurje të reja, Vllaznia e Pozheranit planifikon edhe përforcime tjera.
Të paktën kështu lë të kuptohet një nga biseda që patëm më drejtorin sportive të klubit Agon Pira, i cili thekson se Vllaznia synon që të mos jetë turiste në elitë, por të bëjë histori edhe aty.
Sipas tij dy përforcimet e shumëpritura tek Vllaznia e Pozheranit tashmë kanë mbërritur në Kosovë përkatësisht në Pozharan. Kësisoj, dy futbollistët afrikanë Muhamed Bangura dhe Andre Kamara kanë mbërritur sot në orët e hershme të mëngjesit dhe tashmë janë akomoduar në këtë qytezë.
Ata zyrtarët e klubit nga Pozharani së bashku me menaxherët ndërmjetësues kishin bërë pritjen e tyre.
Dy futbollistët kanë karrierë të pasur në vend dhe Evropë, Kamara në Francë kurse Bangura në Gjermani derisa pritet që cilësinë e tyre ta sjellin edhe në futbollin kosovar. Inkuadrimi në Vala Superligë ka bërë që ambiciet e klubit të Vllaznisë së Pozharanit të rriten shumë.
Skuadra e Sallah Sherifit i cili ka vazhduar kontratën me Vllazninë, edicionin e ri me gjasë do të luajë si vendas në Gjilan, pasi terreni në Pozharan nuk është gati. Për këtë arsye, klubi shumë shpejt mund të bëhet me stadium të ri, nga më simpatikët në vend, të paktën sipas projektit të stadiumit të ri të paraqitur nëpërmjet një video.
Krahas kësaj, Vllaznia po përgatitet intensivisht për edicionin e ri të Superligës, pasi deri më tash ka vazhduar pothuajse me të gjithë futbollistët që shkruan historinë, teksa ka bërë edhe disa përforcime cilësore. E skuadra pozharanase ka vendosur që të nisë përgatitjet për edicionin e ri të Superligës të hënën më 3 korrik ku do të jetë edhe tubimi i parë më futbollistët ne fushën e futbollit “Ibrahim Kurteshi “ në Pozharan./Aziz Zuka