Viti

VV, dega në Viti kërkon urgjentisht që komuna të intervenoj në përmirësimin e kushteve për mësim në shkollën e Devajes

Përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje, ka shprehur shqetësim, për siç thonë, kushtet jo të mira në shkollën e fshatit Devajë të Vitisë.

Sipas tyre, shkolla nuk ka ujë dhe mungesa e kushteve elementare në këtë shkollë mbetet sfidë për arsimtarët dhe nxënësit.Nnxënësit e kësaj shkolle nuk disponojnë as fusha sportive ku do të zbatonin planprogramin e mbajtjës së orës së Edukëtës fizike etj.Ata shtojnë se gjatë vizitës që kanë bërë kësaj shkolle nxënësit dhe arsimtarët nuk kanë kushte elementare .Po e botojmë konikatën e plotë të VV që kanë dëeguar mjeteve të informimit në të cilën thuhet:

Këshilltarja Komunale nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në K.K të Vitisë, Liridona Bislimi, ka vizituar sot shkollën fillore në fshatin Devajë të Komunës sonë e cila është shndërruar në një objekt mbeturinash e gërmadhash, si nga

ana e jashtme ashtu edhe për brenda. Ndonëse brenda këtij objekti shkollor dalin çdo vit gjenerata të reja, ku nxënësit marrin edhe hapat e parë të arsimimit, kjo shkollë nuk i ngjanë një institucioni të tillë.

Mungesa e kushteve elementare në këtë shkollë mbetet sfidë për arsimtarët dhe nxënësit. Dyer dhe dritare nga druri i vjetër të vendosura tash e disa dekada, myk, dysheme e kalbur, papastërti dhe toalete të tmerrshme me mungesë të ujit i shoqërojnë nxënësit çdo ditë në këtë shkollë. Mungesa e ujit në toaletet e shkollave në shumë raste është burim i bakterieve dhe infeksioneve të ndryshme tek fëmijët që vjen si rezultat i mungesës së higjienës dhe ujit.

Këto pamje të gërditshme nuk janë të ndonjë objekti të braktisuar, por toaletet e shkollës fillore “Nazmi Pajaziti” në fshatin Devajë,paralele e ndarë fizike e asj të Radivojcit, ku brenda ditës hynë dhe dalin nxënësit. Për shkak të gjendjes së rëndë, papastërisë dhe frikës nga paraqitja e infektimeve shumë nxënës nuk i përdorin toaletet, por në rast të nevojës kthehen në shtëpitë e tyre.

Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, Qendra VITI, kërkojmë nga Drejtoria e Arsimit që urgjentisht të plotësohen nevojat dhe kërkesat rreth kësaj shkolle dhe të mos lihet në këtë gjendje të deritanishme.

E ne po I shtojmë edhe disa rreshta këtij shkrimi dhe kësaj komunikate .Fjala është se po ndodhë që institucionet komunale janë duke vepruar me dy kute.

Ngase perderisa komuna po gjenë mjete që të shtroj disa fusha jo vetëm me asfalt në disa vende,komuna në dy raste ditëve të fundit ka gjetë mjete që dy fusha të futbollit të vogël njërën në Beguncë ta mirmban dhe në të të investo madje edhe me ndërtim të tribinave e në Beguncë fushën e njëjt ta shtron edhe me bari sintetik,

kurse në Gjylekar fushën e futbollit ta pais edhe me tribina dhe me karrike plastike, kështu nuk po bënë kjo komunë edhe me fushën e shkollës në Devojë e kjo shifet edhe në këtë foto ku orët e edukatës fizike nxënësit I mbajnë në një kodër të zhveshur!

Aziz Zuka

You Might Also Like