Viti

Seanca e katërt e rregullt e KK të Vitisë u ndërpre shkaku i mungesës së kuorumit për punë

Seanca e katërt e rregullt e Kuvendit të komunës së Vitisë që ka nis sot nuk ka përfunduar ashtu siq ishte planifikuar. Si pasojë e  mungesës së kuorumit  për të marrë dhe miratuar vendime ligjore.

Sipas kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, pas miratimit të rendit të ditës dhe në mungesë të kuorumit është ndërprerë kjo seancë. Ai bëri me dije se mbledhja e katër e kuvendit komunal të Vitisë është paraparë të vazhdoj nesër në fillim në ora 09:00h në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Aty ku zakonishtë tash e një kohë që nga shpallja e gjendjes pandemike në Kosovë, po mbahen këto seanca si nevojë e respektimit të  udhëzimeve nga IKSHP-ja si masë parandaluese ndaj  kësaj sëmundjeje si pasojë e Pandemisë së virusit Korona . Aziz Zuka

You Might Also Like