Futboll

Ky është vendimi për ndeshjen Drita – Flamurtari pas ankesës së Trepçës ’89

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja, me rastin e regjistrimit të ndeshjes së javës së 32-të të Ipko Superligës ndërmjet KF “Drita” – KF “Flamurtari” konstatoi se KF “Trepça ‘89” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e ndeshjes, në bazë të nenit 59, paragrafi 2 të Rregullores së Garave, si palë e tretë e interesuar për rezultatin e kësaj ndeshje, andaj konform nenit 60, paragrafi 6 i Propozicioneve të Garave, nxori këtë:

V E N D I M

Refuzohet ankesa e KF “Trepça ‘89” si e pabazuar dhe ndeshja e javës së 32-të e IPKO Superliga së Kosovës ndërmjet KF “Drita” – KF “Flamurtari”, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1:2 në favor të KF “Flamurtari”.

ARSYETIM

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 32-të të IPKO Superligës, konkretisht të ndeshjes KF “Drita” – KF “Flamurtari”, konstatoi se KF “Trepça ‘89” si palë e tretë e interesuar për rezultatin e kësaj ndeshje, ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit Ardit Mustafa me nr ID 006436M01 dhe nr të fanellës nr 7, shkaku i se lojtari është aktivizuar pa të drejtë loje duke pretenduare se është bërë shkelje e nenit 50 të Rregullores së Garave.

Gjatë administrimit të provave KG ka konstatuar se: Ankesa është e ushtruar dhe e protokoluar me datë 16.05.2019, kurse e takësuar me datë 17.05.2019 konform nenit  71, paragrafi 2 të Rregullores së Garave.

Pas administrimit të të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se nuk kemi shkelje të nenit 50 dhe pretendimet nuk qëndrojnë për Komisionin e Garave dhe në asnjë dispozitë të Propozicioneve dhe Rregullores së Garave nuk i ndalohet lojtarit të juniorëve të aktivizohet  në ekipin e sendorëve, andaj edhe ankesa e KF “Trepça ‘89” refuzohet si e pabazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, KF “Drita” – KF “Flamurtari”, 1-2.

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

You Might Also Like