Futboll

Yll Ibrahimi dhe Oltion Bilalli sërish marrin ftesa për reprezentim te Kosova U21

Yll Ibrahimi dhe Oltion Bilalli do të jenë pjesë e ndeshjeve kundër Polonisë dhe Estonisë në eleminatoret për U21.

Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon se dy futbollistët e skuadrës, Yll Ibrahimi dhe Oltion Bilalli kanë marrë ftesë nga përfaqësuesja U21 e Kosovës për ndeshjet kualifikuese ndaj Polonisë dhe Estonisë. Selektori Afrim Tovërlani ka dërguar ftesat për dy lojtarët që të jenë pjesë e grumbullimit dhjetë ditor të ‘dardanëve’ në kuadër të kualifikimeve për  Evropianin 2025.

Kosova U21 do të takohet fillimisht me Poloninë më 11 tetor 2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ndeshjen e dytë do ta zhvilloj më 15 tetor në Tallin, me ç’rast do të përballet me Estoninë.

Ftesat për të reprezentuar ekipin nacional të moshave janë vlerësim i punës dhe paraqitjeve të dy futbollistëve me ekipin ‘kuqebardh’, teksa të gjithë në SC Gjilani i urojnë Ibrahimit dhe Bilallit përfaqësim sa më dinjitoz me fanellën e vendit.

You Might Also Like