Viti

Zëvendëakryetari i Vitisë, Hasan Aliu priti në takim kryeshefin e KRU “Hidromorava”, biseduan rreth projekteve në fushën e ujit të pijshëm

Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, Ymer Salihu. Gjatë takimit u diskutua për projektet e ardhshme në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm, me theks të veçantë për fshatrat Sadovinë e Çerkezëve, Sadovinë e Jerlive, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Beguncë. Po ashtu, biseda u përqendrua edhe në mundësitë për zgjerimin dhe përforcimin e kapaciteteve të ujit nga fabrika e ujit në Letnicë, për të përmirësuar furnizimin në tërë zonën që mbulohet nga ky rrjet i ujësjellësit. Aziz Zuka

You Might Also Like