Gjilan

Zjarr në Malet e Zhegocit

Zjarr i madh i ka përfshirë Malet e Zhegocit, I cili ka nisur në orët e pasdites dhe po vazhdon edhe tashti. Në përhapjen e shpejtë të zjarrit ka ndikuar edhe era që po frynë në këto çaste. Burime të kryelajmi.com kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes dhe bëjnë me dije se zjarri po përhapet edhe më tej.

Avni Sylejmani nga fshati Zhegovc ka theksuar se edhe dje në këtë rajon ka patur zjarre dhe është dashur që në shuarjen e tij të angazhohen edhe fshatarët dhe pas përpjekjeve të mëdha është arritur që të shuhet zjarri. Edhe shiu që ka rënë mbrëmë sikur ka hequr dronë e fshatarëve që zjarri mund të përsëritet.

Mirëpo edhe sot në orët e pasdites ka shpërthyer një zjarr tjetër, i përmasave edhe më të mëdha dhe i cili po vazhdon edhe tashti. Fat në këtë fatkeqësi është se zjarri mbase nuk do të mund të depërtojë deri te shtëpitë e ndonjë fshati, ngase pyjet të cilat po digjen në tre anë janë të rrethuar me rrugë të asfaltuara, andaj shpresohet se zjarri nuk do të mund të zgjerohet. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like