Gjilan

RRUGËTIMI I KOSOVËS DERI NË SHPALLJEN E PAVARËSISË SË SAJ

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor të vitit 1912 përfshiu gjitha tokat, ngase më kuvendin e Vlorës kishte delegatë pothuajse nga të gjitha trojet shqiptare. Kurse më 29 korrik 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Shqipëria u pranua si vend sovran, por rreth gjysma e territorit të saj u aneksua nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Ngjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, Kosova ishte nën pushtimin austro-hungarez e bullgar ndërsa në vitin 1918 Kosova u ripushtua nga serbët. Ndërkaq, për të luftuar kundër pushtuesve austro-hungarez e bullgar, më 1 maj 1918, u krijua Komiteti “Mbrojta Kombëtare e Kosovës”, nën udhëheqjen e Hoxhë Kadri Prishtinës, Hasan Prishtinës dhe Bedri Pejës. Kurse Konferenca e Paqes në Paris në vitin 1919 vendosi përfundimisht që territori i Kosovës t’i mbetej Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.

Në vitin 1924 pushoi aktivitetin Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në këtë vit regjimi serb filloi planin për kolonizimin e Kosovës. Në vitin 1933, qeveria jugosllave filloi negociatat me Turqinë për shpërnguljen masive të shqiptarëve nga Kosova. Ky plan nuk u realizua ngase filloi Lufta e Dytë Botërore. Nga viti 1941 deri më 1944 Kosova mbeti e ndarë në tri zona pushtimi atë italian, gjerman e bullgar. Ndërkaq, gjatë pushtimit nazist në vitin 1943 u formua Lidhja e Dytë e Prizrenit, e cila kishte për qëllim mbrojtjen e “Tokave të Lirume” nga pushteti jugosllavo – serb. Megjithatë, më 8 shkurt 1945 Kosova u pushtua ushtarakisht nga forcat jugosllave. Vitet e para të pushtimit të Kosovës nga vitit 1945 deri më 1951, vepronte Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, e cila kundërshtonte pushtimin komunist serb.

Në vitin 1968, rinia e Kosovës u ngrit në demonstrata që Kosova ta fitojë statusin e republikës, kurse në vitin 1969 shqiptarët e Kosovës e fituan të drejtën e përdorimit të flamurit të vet kombëtar. Në vitin 1970 u themelua Universiteti i Prishtinës, ndërsa në vitin 1974 Kosova fitoi autonominë e saj në kuadër të Federatës Jugosllave. Në vitin 1981 u nënshkrua marrëveshja dypalëshe kulturore mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në këtë vit filluan demonstratat e studentëve, me ç’rast u vranë dhe u

plagosën shumë shqiptarë dhe u burgosën mijëra të tjerë. Më 19 – 20 shkurt 1989, u mbajt greva e minatorëve në Trepçë. Në vitin 1989 u izoluan 254 intelektual. Më 28 mars të vitit 1989 kuvendi i Serbisë e shfuqizoi autonominë e Kosovës, ndërsa në vitin 1990, për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata paqësore që shprehnin mospajtim ndaj shfuqizimit të dhunshëm të autonomisë, u vranë dhjetëra njerëz. Në shkurt të vitit 1990 filloi edhe aksioni për pajtimin e gjaqeve. Presioni dhe dhuna e pushtuesve serb vazhdoi ku në vitin 1990 ishin helmuar me helmin sarin rreth shtatë mijë nxënësve dhe studentëve me helm lufte. Më 2 korrik 1990, kuvendi i Kosovës shpalli Deklaratën Kushtetuese, kurse tre ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pushtuesi serb e suprimoi autonominë e Kosovës.

Më 7 shtator 1990, në Kaçanik u shpallë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në vitin 1991 u mbajt referendum për pavarësinë e Kosovës. Nga vitit 1992 u themeluan institucionet e pavarura të Kosovës. Më 1 tetor 1997 shpërtheu protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës. Më 28 nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë në mënyrë publike. Lufta e Kosovës, filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit të policisë serbe në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë. Më 5 deri 7 mars 1998, bie heroikisht familja e komandantit Adem Jashari. Nga shumë masakra anekënd Kosovës në janar të vitit 1999, forcat serbe kryen edhe masakrën e Reçakut, ku luftën e UÇK – së e vëri në një fazë të re të veprimtarisë së saj. në shkurt – mars të vitit 1999, u mbajt konferenca e Rambujesë. Pas tërheqjes së Misionit Verifikues të Kosovës, më 19 mars 1999, shteti serb e filloi aksionin për spastrimin e Kosovës. Më 24 mars 1999, filluan sulmet ajrore të NATO – s ndaj caqeve ushtarake serbe.

Më 12 qershor 1999 u çlirua Kosova dhe në territorin e saj hyjnë forcat e Nato – s dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri nëpër qytetet e Kosovës.

Pas një tranzicioni nëntë vjeçar, të administruar nga Kombet e Bashkuara dhe pas negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në vitin 2006 në Vjenë, më 17 shkurt të vitit 2008, përmes përfaqësuesve të saj të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës e shpallën pavarësinë e Republikës.

Kosova në 10 vjetorin e saj të shtet ndërtimit po ec ngadalë në forcimin dhe zbatimin e ligjit dhe po përballet me shumë çështje politike. Me këtë rast Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan uron gjithë qytetarët e Kosovës për jubileun e pavarësisë, duke shprehur dëshirën që shteti ynë të bëhet njëri nga shtetet më të fuqishme të Ballkanit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Gjilan

You Might Also Like