Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi është shprehur shumë i lumtur për suksesin e klubit para ndeshjes së fundit të sezonit të Superligës me Ballkanin.
Zymberi në një prononcim për SuperSportKosova pak minuta para ndeshjes, deklaroi se Drita ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe se ka qenë e luftuar deri në fund.
Ai premtoi edhe disa përforcime përkundër problemeve që ju ka shkaktuar pandemia “Covid19”.
“Është një sukses i jashtëzakonshëm, gara shumë e fortë. Ne kemi përvojë në gara ndërkombëtare, do ti marrim masat më herët. Është pak problem, ndoshta për shkak të pandemisë dhe nuk do të mundemi të freskojmë ekipen, por do të bisedojmë më trajnerin dhe do të bëjmë disa transferime”.
Në fund, ai shtoi se festën e titullit ende nuk e kanë menduar dhe se nuk do të jetë ashtu siç do të dëshironin ta festonin, pasi gjendja e rëndë me koronavirus në vendin tonë nuk e lejon një gjë të tillë.
“Nuk do ta festojmë titullin ashtu siç duam për shkak të pandemisë, pas të hënës do të mendojmë për të gjetur një zgjidhje”, përfundoi ai.
Drita para kësaj ndeshje siguroi titullin e kampionit pas barazimit të Gjilanit dhe Ballkanit me rezultat 2:2.
Klubi gjilanas ka fituar titullin e tretë në histori të klubit, ndërsa të dytin brenda tre viteve.
Kundërshtari i skuadrës kampione të Kosovës në rrethin parakualifikues do të jetë kampioni i Andorrës, Inter D’ESCADELES.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më tetë gusht në Nyon të Zvicrës.