Sportet luftarake

𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐭ë 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐥𝐞𝐬𝐭ë𝐫 𝐭ë 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐭𝐞𝐬ë

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Në takim ishin edhe drejtuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës, kryetari Besart Baruti dhe sekretari i përgjithshëm, Nazmi Gashi.
Palët kanë diskutuar për ndërtimin e palestrës së karatesë në qytetin e Gjilanit, për të cilën është pajtuar edhe kryetari Hyseni.
Pikërisht karateja është njëri prej sporteve më të suksesshme në Gjilan. Betim Maliqi e Elhami Shabani, medalist evropian, si dhe Fortesa Orana e Vlera Qerimi, që po ashtu kanë medalje evropiane, por në ekiopre, vijnë pikërisht nga ky qytet.
Presidenti Krasniqi, duke falënderuar kryetarin Hyseni, për mbështetjen që po i bënë sportit, i shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për bashkëpunim në këtë projekt, por edhe në projekte tjera në interes të zhvillimit të sportit.
Kryetari Hyseni duke falënderuar presidentin Krasniqi për pritjen, shprehu përkushtimin e tij dhe të komunës për ndërtimin e kësaj palestre, që do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë dhe masivizimit të këtij sporti në Gjilan, dhe jo vetëm.
Një temë tjetër e diskutimit ishin edhe Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, ku Gjilani është një prej komunave përfituese, në të cilën pritet të zhvillohen garat.

You Might Also Like