ARSIMI

Shkolla e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu“ në Viti pritet të bëhet me Qendër të Karrierës

 Në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë, me projektin “Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE)” nw Viti  sot është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit me të cilën pritet që Shkolla e Mesme Profesionale „Jonuz Zejnullahu“ në Viti, të bëhet me Qendër të Karrierës.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë sot nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtori i Projektit „EYE“, Markus Arbenz dhe Drejtori i kësaj shkolle, Nijazi Lutfiu.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para nënshkrimit të këtij dokumenti potencoi se ky projekt është i një rëndësie të veçantë. “Nënshkrimi i këtij dokumenti është shumë i rëndësishëm pasi që me këtë shkolla profesionale në Viti, do të bëhet me Qendër të Karrierës e cila do të ndikoj pozitivisht në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës”, u shpreh Kryetari Haliti dhe shtoj se duke e parë këtë qendër si shumë të rëndësishëm ata kanë shprehur gatishmërinë e bashkëfinancimit të tij.

 

Ndërkaq Drejtori i Projektit „EYE“, Markus Arbenz tha se “me hapjen e kësaj qendre të rinjtë vitias do të kenë perspektiv pasi që do të jenë të përgatitur për tregun e punës përmes profesioneve dhe jo vetëm përmes përgatitjeve akademike”. Ai shtoj se megjithatë mësimdhënësit të cilët do të punojnë në këtë qendër janë ata që do të kenë rolin kryesor në përgatitjen e gjeneratave të reja.

 

E  Fatbardha Emini, Drejtoreshë e Arsimit në Viti dhe Nijazi Lutfiu, Drejtor i SH.M.P “Jonuz Zejnullahu” në Viti, falënderuan të gjithë ata që po e jetësojnë hapjen e kësaj qendre në këtë shkollë dhe potencuan se kjo do të jetë në interes të 600 nxënësve pasi ata do të jenë më të përgatitur në profilet e ndryshme të punës.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar vlera e këtij projekti do të jetë mbi 11 mijë euro ndërkaq ajo do të realizohet përmes bashkëfinancimit të Komunës së Vitisë dhe të projektit “”Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE)”, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Edukim për të Rritur ( MDA).


                                                               Aziz Zuka

You Might Also Like