LAJME

AAK në Gjilan pezullon të gjitha aktivitetet e parapara

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, njofton anëtarët, simpatizantët dhe delegatët e saj se i anulon të gjitha aktivitetet partiake të paracaktuara për sot dhe nesër, duke përfshirë edhe kuvendin zgjedhor të degës.

Anulimi i aktiviteteve për sot e nesër bëhet për shkak të ndarjes nga jeta e babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj.

AAK dega në Gjilan, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Haradinaj, miqve dhe mbarë shqiptarëve për vdekjen e një njeriu që hyn në mesin e burrave më të mëdhenj të kombit.

AAK
Gjilan

You Might Also Like