SPORTI

Afrim Selimi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Sportit Shkollor në Gjilan

Në Gjilan, sot u mbajt Kuvendi i Punës dhe ai zgjedhor i Shoqatës së Sportit Shkollor në Gjilan.

Në këtë kuvend Afrim Selimi mori besimin për të udhëheq shoqatën si kryetar, ku gjithashtu u zgjedhën edhe bordi udhëheqës i shoqatës .

“Për mua është nder dhe respekt i veçantë që kolegët më bënë. Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e deritanishëm profesorin Blerim Sylejmani, i cili ka dhënë një kontribut të palodhshëm në dy mandate , si dhe të gjithë kolegët e pranishëm në kuvend për besimin e dhënë”, ka thënë kryetari i sapozgjedhur Afrim Selimi, i cili beson se sporti shkollor në Gjilan do të ketë avancim dhe suksese të shumta.

You Might Also Like