Teatër

Aktorit Sabedin Shahiqi i ndahet Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit për vitin 2018

 

Aktori i mirënjohur gjilanas, Sabedin Shahiqi, është nderuar me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit për vitin 2018.

Këtë çmim aktori Shahiqi e mori në prani të Ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, dhe Leonora Morina – Bunjakut, zëvendësministre për Kulturë, Rini e Sporte.

Leonora Morina – Bunjaku, në profilin e saj në facebook,ka shkruar se Qyteti i Gjilanit sot është nderuar me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit për vitin 2018 dhe ky çmim i ndahet aktorit tonë të mirënjohur dhe kontributdhënësit të teatrit Sabedin Shahiqi. “Gëzuar Teatri i Gjilanit, gëzuar Gjilan” ka shkruar Leonora Morina Bunjaku.

You Might Also Like