ARSIMI

Biçikleta për nxënësit e dalluar

Shkolla fillore “Vatra e Diturisë”, nga Livoçi i Epërm, për nderë të Festës së Pavarësisë së Kosovës, dhuroi biçikleta për nxënësit e dalluar Sot, Shkolla fillore “Vatra e Diturisë” nga Livoçi i Epërm, i Gjilanit, për nderë të 12-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përveç aktiviteteve kulturore, u karakterizua edhe me një aktivitet më ndryshe, dhuruan biçikleta për nxënësit e dallur. Drejtori i shkollës, Fadil Musliu, pasi përshëndeti të pranishmit dhe urimit për pavarësinë e Kosovës, tha se, sot ndihet shumë mirë, për faktin se, shkolla të cilën e drejton, është bërë model sesi gjenerohen ide e projekte të cilat kontribuojnë më së miri në ngritjen e cilësisë së shkollës. Gjithashtu, tha se, me këtë aktivitet synojmë të ngrisim vetëdijën e nxënësve, që sa më shumë të përdorim dhe ngasim biçikleta, qoftë për shkuar në shkollë a qoftë për punë. Meqë kjo, tani më, është praktikë e gjatë e shteteve evropiane. Kjo do të jet më e mirë për mjedisin në përgjithësi, kurse për shëndetin në veçanti. Në këtë organizim, e pranishme ishte edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, znj.Shpresa Kurteshi – Emini, e cila përveç tjerash tha, se, angazhimi i të gjithëve sot, garanton suksesin e nxënës nesër. Ndërsa, mësimdhënësi i lëndës së Historisë, prof.Zaim Zymeri, njëherit edhe ideatori dhe përkrahësi kryesor i projektit të biçikletave, uroj të pranishmit për pavarësinë, kurse per projektin e bićikletave, tha se, qëllimi kryesor i këtij projekti, ka qenë, hulumtimi i rrugëve, metodave dhe mundësive, të cilat ndikojnë në ngritjen e motivimit të të nxênit të nxënësve. Pastaj, tha se, meritor për të fituar shpërblimin, ishin shumë nxënës, por mundësitë për këtë herë ishin të kufizuara. Dhe në fund, nxënësit i krahasoj me yjet e qiellit, dhe tha, se yjet përveç që shêrbejnë për zbukurim të qiellit, ata shërbejnë edhe për orientim në natyrë. Andaj, le të bëhemi Ne shembull e model, për të tjerët! Në fund, u thirren, emrat e fituesve.

You Might Also Like