Viti

Deri më tash në komunën e Vitisë janë larguar mbi 125 tonë hedhurina dhe 23 deponi ilegale

Aksionit të përgjithshëm në nivel të Kosovës për pastrimin nga hedhurinat dhe berllogu dhe të pastrimit në nivel vendi do ti bashkohët edhe komuna e Vitisë më 15 shtator.Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Zyrës për informim në këtë komunë,ku veq tjerash thuhet se Vitia deri me tani ka larguar mbi 125 ton mbeturina, dhe se Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti siq dihet vitin 2018 e kishte shpallur vit të mbrojtjes së Mjedisit.

“Sipas të dhënave të cilat i kemi siguruar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjesit deri me tani janë mbajtur mbi 88 aktivitete të pastrimit në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë.

Po ashtu sipas kësaj drejtorie deri me tani janë larguar 23 deponi ilegale të mbeturinave dhe gjithsej janë larguar mbi 125 ton mbeturina. Po ashtu Komuna e Vitisë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, në veçanti të nxënësve ka mbajtur edhe ligjërata të shumta në shkolla mbi fushën e mbrojtjes së mjedisit. Megjithatë tani Komuna e Vitisë, ka formuar edhe ekipën udhëheqëse komunale për ditët e ambientit 2018 dhe po bënë edhe përgatitjet për shënimin e aksionit të madh të ambientit që do të zhvillohet nga 15 Shtatorit deri 15 Dhjetor 2018,thuhet në këtë njoftim. Aziz Zuka

You Might Also Like