Futboll

Gjilani ende i pamposhtur në Superligë

Gjilani ka vazhduar me serinë e mirë të lojërave dhe këtë të marte nga terreni i nxehtë “Bajram Aliu” në Skënderaj, ia ka dalë që të nxjerrë një pikë, duke luajtur baraz me Drenicën, me rezultat të bardhë 0:0.

Edhe Drenica edhe Gjilani i kanë pasur rastet e veta, por asnjëra nuk ia ka dalë të shënojë. Rastin më të mirë e ka patur Abazi i Drenicës, i cili në minutën 22 ka qëlluar traversen. Raste të mira për Drenicën patën edhe Mustafa në minutën 42 dhe Tahiri në atë të 44.

Në pjesëlojën e dytë, Trevis Cesar gjaujti me kokë jashtë portës, kurse edhe Abazi i Drenicës gjuajti mbi portë. Huqën edhe Uka i Drenicës, Mauricio i Gjilanit dhe Dajaku, kurse Gjilanit në fund të ndeshjes iu mohua një penalti, pas një loje me dorë të mbrojtjes së Drenicës.

You Might Also Like