Futboll

Drita e Gjilani mësojnë kundërshtarët në 1/8 e finales për kupë

Janë mësuar edhe çiftet e së tetës së finales të Kupës së Kosovës më futboll.

Tërheqja e shortit për këtë rreth të garës së Kupës është bërë sot (e marte) në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Këto janë çiftet:

Prishtina – Drenica

Fushë Kosova – Drita

Gjilani – Dukagjini

Ulpiana – Arbëria

Ferizaj – Llapi

Ballkani – Malisheva

Onix – KEK-u

2 Korriku – Ramiz Sadiku

Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen në muajin shkurt.

Siç dihet, fitues aktual i Kupës është Llapi.

Skuadra që e fiton këtë trofe prestigjioz e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

You Might Also Like