Sportet me dorë

Drita fiton kryendeshjen

Drita e Gjilanit, kampione në fuqi në volejboll, ia ka dalë që në nismë të kampionatit të shënojë fitore, duke e mundur rivalin kryesor Skenderajn. Gjilanasit kanë qenë më të mira, duke ngadhënjyer me rezultat 3:1 dhe kanë bërë me dije se edhe sivjet janë pretendentet kryesore për titull të kampionit.

Vashat që drejtohen nga Lorik Ilazi, së fundi kanë fituar të gjitha trofetë e mundshëm, kurse është interesante se të dy ekipet si ato nga Gjilani, por edhe nga Skenderaj janë paraqitur me lojtare vendore.

Drita ka lajmëruar se shumë shpejt do të mund të angazhojë dy lojtare të huaja, ngase ekipi gjilanas do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me ekipin nga Bullgaria, Marica nga Plovdivi.

You Might Also Like