Sportet me dorë

KV Drita ndërpreu serinë e fitoreve

Pas serisë së mirë të ndeshje në volejbollin kosovar, KV Drita nga Gjilani është mposhtur sonte në ndeshjen që është luajtur në Palestrën e Sporteve “Karagaçi” në Pejë, nga ekipi vendas me rezultat 3:1.

Drita e nisi shumë mirë ndeshjen, duke ngadhënjyer në setin e parë me rezultat 24:26, por doli se ky ishte seti më i mirë për mysafirët, të cilët i humbin setet vijues, fillimisht me rezultat 25:20 e më pas edhe me 25:17 dhe 25:23.

Me gjithë humbjen e pësuar, KV Drita është në zonën e play-offit dhe pritet që të jetë njëri ndër pretendentët për titull kampioni.

You Might Also Like