Futboll

Drita kërkon këndelljen në Prizren

Futbollistët e Dritës, që shumë mirë e nisën kampionatin, duke shënuar fitore në Mitrovicë ndaj Trepçës, në dy ndeshjet në vijim pësuan ndaj Trepçës ’89 po në Mitrovicë dhe ndaj Llapit në shtëpi me rezultat identik 0:1.

Ndeshja ndaj Lirisë së Prizrenit, e cila do të zhvillohet këtë të diele me fillim në ora 15, është rast i mirë që gjilanasit të këndellen dhe t’i kthehen serisë pozitive të rezultateve.

Edhe Liria e Prizrenit nuk ka startuar mirë në këtë kampionat. Ajo në javën e parë humbi nga Drenica, me rezultat 1:2, më pas u mposht edhe nga Prishtina me rezultat të njëjtë dhe së fundi ka ngadhënyer ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 4:1.

Liria mban pozitën e tetë në tabelë me 3 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Drita, por që është e radhitur e dhjeta në tabelë.

 

You Might Also Like