Futboll

Drita mposhtet sërish

Drita mposhtet sërish

Drita ka pësuar humbjen e tretë radhazi, kësaj radhe ndaj Lirisë së Prizrenit.

Fillimi i pjesëlojës së parë dhe asaj të dytës ishte fatal për ekipin gjilanas. Drita ka pësuar që në minutën e parë, kur Meriton Korenica i Lirisë ka shënuar për rezultatin 1:0. Vendasit golin e dytë e kanë shënuar posa ka nisur pjesëloja e dytë edhe atë nëpërmjet Blendi Memajt. Pesë minuta më pas ka shënuar edhe ish- lojtari i Dritës, Alban Shillova, por që tashti është pjesë e Lirisë.

E vetmja gjë që bënë futbollistët bardh e kaltër ishte ngushtimi i rezultatit në minutën 71, kur ka shanuar maqedonasi Bllagojqe Gllavevski.

Në ndeshjen e radhës, Drita si vendase e pret Hajvalinë, dirsa Liria do të luaj kundër Llapit.

You Might Also Like