Futboll

Edhe Drita edhe Gjilani ndeshjet e tyre i zhvillojnë të premten

 

Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë këtë të premte. Kështu kanë bërë të ditur faqet zyrtare të këtyre dy klubeve.

Kështu, Drita, e cila në stinorin pranveror ka zhvilluar dy ndeshje, duke ngadhënjyer 3:1 ndaj Gjilanit dhe pas humbjes 0:1 me Trepçën ’89, këtë të premte  në fushë të vet do të përballet me Drenicën.

Ndeshja do të nis në ora 13 e 30.

Në të njëjtën kohë, por në Prizren, Gjilani do të ketë punë me Lirinë e Prizrenit. Të dy ekipet nuk e kanë nisur mirë sezonin pranveror, ngase Liria i ka humbur dy ndeshje ndaj Feroniklit dhe Prishtinës, derisa Gjilani është mposhtur nga Drita me rezultat 1:3 dhe ka luajtur baras me Flamurtarin 0:0. Është ky rast i mirë që njëra nga këto dy ekipe të këndellët.

You Might Also Like