Viti

Edhe në Gjenevë të Zvicrrës u shënua 28 Nëntori-Dita e Flamurit

* Organizuar nga Komuniteti shqiptar i Gjenevës, është mbajtur të shtunën një manifestim për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë

Në mesin e shumë personaliteteve publike, mysafir special i këtij manifestimi ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari. Me këtë rast, u shfaq edhe një program kulturor e artistik i përgatitur nga komuniteti shqiptar I Gjenevës, ndërsa u fol edhe për rendësin e Festave të nëntorit.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se ndjehet i nderuar të jetë së bashku me mërgatën dhe të jetë pjesë e një ngjarje shumë të veçantë, që shënon 106 vjetorin e Pavarësisë së

Shqipërisë dhe Flamurit kombëtar. “Sot kur po shënojmë festën e madhe të Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë, kujtojmë kontributin e madh të mërgatës sonë shumë të çmueshme dhe rolin e saj shumë produktiv që dha për sendërtimin e vendit. Mërgata jonë, ishte në ballë të zhvillimeve dinamike, në krye të proceseve dhe gjithnjë e gatshme të sakrifikonte çdo gjë për të ndihmuar popullatën e Kosovës.

Ju mbështetet organizime e nisma të ndryshme humane, mbajtët barrën edhe të financimit në përkrahje të luftës çlirimtare të vendit dhe ishit me ne çdo herë kur vendi kishte nevojë. Andaj, ky kontribut i juaji, do të shërbej brezave të rinj, si shembull i atdhedashurisë se vendlindja është e shenjtë,ka thënë Haliti.Tutje ai ka thënë se edhe ne si institucione komunale, jemi të përkushtuar që të vazhdojmë rrugëtimin që e nisën të parët tanë, që me punën dhe angazhimin tonë të krijojmë qytetarit një jetë më të mirë dhe të begatë, me të gjitha parakushtet krahas qytetarëve të shteteve tjera evropiane”, ka thënë kryetari Haliti.

Në shenjë falënderimi dhe për kontributin e dhënë në zhvillimin të aktiviteteve për mërgatën shqiptare, kryetari Haliti e ka nderuar me një dekoratë kryetaren e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës Afërdita Krasniqi. Ndërkohë, gjatë

qëndrimit në Zvicër, kryetari ka zhvilluar edhe një takim me mërgimtar të komunës së Vitisë që jetojnë dhe punojnë në Gjenevë.Aziz Zuka

You Might Also Like