Libri

Edhe një libër i ri nga letrari e studiuesi Mehmetali Rexhepi

Letërsia shqipe është pasuruar edhe me një libër të ri nga letrari e studiuesi Mehmetali Rexhepi. “Kallinjtë e çatise” titullohet libri më i ri që sapo ka parë dritën, i cili pritet që të ngjallë kureshtjen dhe kërshërinë për lexim nga adhuruesit e letrave shqipe. Për këtë libër, fjalën e tyre do të japin lexuesit dhe kritika letrare e për informim, për daljen e këtij libri ka njoftuar vetë autori, Mehmetali Rexhepi, i cili ndër të tjera ka shkruar:

 

Nga shtypshkronja Lena Graphic Design, në Prishtinë, sot më 24 nëntor 2020, doli libri im i ri me proza “Kallinjtë e Çatisë”. Këto proza janë shkruar kryesisht brenda viteve 2018-2020. Prozat me tituj të ndryshëm janë të lidhura rreth një kryepersonazhi strumbullar, i cili mëton ndërtimin e një romani post modern.

E ndjej të nevojshme të shpreh mirënjohje dhe faleminderime për ndihmesën që më dhanë për librin: Hajdar Paçadarada – Dumoshi në cilësinë e recensuesit; Profesor Dr. Anton Berisha për përgatitjen teknike dhe këshillat nga përvoja e tij krijuese; Hetem Kosumin për lekturimin e tekstit të dorëshkrimit. Po ashtu, falënderoj piktorin dhe skulptorin e talentuar, profesor

Avni Xh Behlulin për pikturën në ballinën e librit. Nuk e shmang dot pa e falënderuar shtypshkronjën Lena Graphic të pronarit Hajdar Fejzullahu. Në këtë rast, e shoh të arsyeshme të shpreh një konsideratë edhe për: Raif Gashin dhe mikun tim të dëshmuar Nebih Bunjakun.

 

 

You Might Also Like