Libri

ETJA RRESHKËZON BUZËVE

Autor: Sabit Rrustemi
ETJA RRESHKËZON BUZËVE
Ikën dhe një natë e këtij shekulli
me pak miklime shiu
e ngrica shpirti
për mungesë dashurie
E ëmbla ime e trembur
në ç’ëndërr ngece
ku mbete
Jotja ngrohtësi
n’oxhakun tim
as prush as hi
Ndaras mbetëm
gjymtyrët e shkepura
kush s’i mblodhi
as i ndezi
Me një shikim të largët
të pavërejtur
nuk shkunden e s’farkohen
këto male të dendura resh
që na valëviten mbi koka
Etja rreshkëzon buzëve
poreve
një Saharë të Re nis
brenda lëkurave ku fshihemi
Udhëve që nuk i ecëm
barin e njomë e zverdh bryma
e prapë
një stinë më të mirë presim…
( 3 dhjetor 2021 )
__________________
(Portreti bardh e zi, dhuratë nga prof Muhamed Sadriu)

You Might Also Like