Gjilan

Fabrika e bukës dhe miellit “Kualiteti” në Gjilan që tash se kemi

Skaj Fabrikës së Miellit dhe e Bukës “Kualiteti”  kanë lëshuar shtat ndërtesat shumëkatëshe, të cilat janë ndërtuar në hapësirën e fabrikës, që dikur ishte hambari i Anamoravës.

Tashti, kur qytetarët e Gjilanit kanë nevojë imediate për miell, sërish është rikthyer tema e Fabrikës së Miellit dhe Bukës “Kualiteti” e cila nuk ekziston më. Edhe në kohën e privatizimit, por edhe në kohën e rrënimit të saj kishte pasur akuza të ndërsjella në mes të pozitës dhe opozitës, që në atë kohë sapo kishin ndërruar vendet në qeverisjen komunale dhe në vend që ky vend të jetë qendër e grumbullimit të grurit të Anamoravës, ku do të kishte prodhim cilësor të bukës, aty u ndërtuan ndërtesa, ngase sic ishte thënë atëherë, blerësi i Fabrikës së Miellit e kishte patur për obligim që vetëm dy vite ta vazhdoj veprimtarinë e njëjtë.

Kjo temë sërish është riaktualizuar. Kështu Fehmi Sylejamni, ish-asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, thekson se Fabrika e bukës dhe miellit “Kualiteti” në Gjilan, dikur gjigant dhe hambar edhe për rezerva të drithit dhe miellit, jo vetëm për nevoja të qytetarëve të Gjilanit e Kosovës, por edhe më larg, pra, ishte i dedikuar dhe i përcaktuar edhe për nevoja federative. Sot, ky institucion shumë i rëndësishme për popull, kur më së shumti në këto momenti i duhet këtij populli, është i dërmuar, i sakatuar, i shëmtuar i paaftësuar i ngulfatur nga ndërtimet e larta.

“Teksa qytetarët gjilanas kot sorollaten nëpër markete dhe mullinj privat për të siguruar të paktën një thes miell.
Ata të cilët kanë lejuar dhe kanë kontribuar për një gjë të tillë, koha do t’i dënojë, e në këtë kohë, tashmë ka ditë që po jetojmë. Le t’i thirren ndërgjegjes, nëse të paktën kanë, e mos të na shesin kopalla, tash e 20 vjet. Populli tashmë ka arrit një vetëdijesim të theksuar dhe nuk i përbinë lehtë manipulimet dhe justifikimet e paqëndrueshme”, ka thënë Fehmi Sylejmani./kryelajmi.com/.

You Might Also Like