Gjilan

Izmi Zeka: Sadik Berisha i përket asaj kohe të djemve që ishin konsistentë në ruajtjen dhe vazhdimin e kulturës patriotike të familjes në kohën kur edhe vet ekzistenca ishte rrezik jetësor

Në mbledhjen komemorative me rastin e vdekjes së Sadik Berishës
E nderuara familje e madhe Berisha
E nderuara Nazmije, bashkëshorte e Sadikut me fëmijë
I nderuar vëllai Ruzhdi, motrat e Sadikut, halla, mbesa nipër e mbar farefisi Berisha
Të nderuar pjesëmarrës
Sot kur jemi mbledhur në këtë komemoracion për ikjen e hershme të Sadik Berishës nuk është e lehtë të shkruajmë, as të themi fjalë që e plotësojnë biografinë e cila doemos është biografi e njerëzve që dhanë nga vetja shumëçka për lirin e sotme.
Sadiku i përket asaj kohe të djemve që ishin konsistent në ruajtjen dhe vazhdimin e kulturës patriotike të familjes në kohën kur edhe vet ekzistenca ishte rrezik jetësor.
Sadiku, veprimtarin ilegale e atdhetare e filloi qysh në vitet 1985, 1986 në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës për të mos u ndalur deri në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I gjithë organizimi i lëvizjes ilegale të asaj kohe e sidomos të viteve 1986 e këndej lidhet me angazhimin dhe formësimin e tij e të qindra të tjerëve e që kishin vetëm një qëllimi çlirimin e Kosovës nga Pushteti i egër serb.
Broshurat, komunikatat, traktet, propagandën e deri te organizimi i më vonshëm luftarak kanë në themel dorën e nipit të heroit Nuhi Berisha,tashmë të ndjerë Sadikut.
Organizimi i lëvizjes popullore të Kosovës për rrethin e Gjilanit pas burgosjes së një numri të madh atdhetarësh, riorganizimin dhe LPK, veprimtarin konkrete e bëjnë Sadiku bashkë me heroin e sotëm Xhevat Qerimin.
Mbamendja jonë e asaj kohe shënon edhe ngjarjen e rëndësishme të demonstratave më masive në rajonin e Gjilanit në vitin 1989 e cila edhe më qartësisht edhe pse në rrethim nga policia serbe arrihet që kërkesa Kosova Republikë të jehoj në qytetin e Gjilanit.
Shkollat e mesme dhe parku i qytetit ishin vendet ku Sadiku me Xhevat Qerimin e filluan demonstratën e parë pas vitit 1981 që u shndërrua në masë të madhe duke e kthyer Gjilanin në qytetin e Republikës.
Sadik Berisha dhe lëvizja ilegale në Anamoravë janë historia e përpjekjeve të pareshtura që historia dhe koha do të argumentoj se ishin pikëpjekje në mes idealizmit urban dhe konsistencës historike.
Së bashku me Xhevat Qerimin, Hanumshahe Zymberin, Tefik Zmberin, Ahmet Demirin,Ahmet Isufin, Mujedin Zylefiun, Irfan Musmuratin, Ismet Sylejmanin,Ahmet Alin, Zenun Pajazitin ,Ruxhdi Berishen, Ismet Tafilin edhe shumë të tjerë paraqesin fillimin e lëvizjes nga ku edhe më vonë do të themelohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
E nderuara familja e ngushtë e Sadikut, bashkëshortja Nazmija me fëmijët
Sot po ndahemi nga shoku ynë e familjari i juaj i dashuri Sadiku
Ndarjet janë të dhimbshme por ju të ndjeheni krenar me Sadikun, biografin jetësore të tij, dashurinë që kishte për familjen rrethin dhe Kosovën.
Krejt në fund përveç që e kishim shokë dhe bashkëveprimtar Sadiku dallohej për guximin, andaj kjo lidhje sa shpirtërore edhe jetësore merr sot një pjesë të shpirtit edhe nga ne shokët që jetuam dhe punuam gjatë në kohërat më të vështira.
E ju familjar të ngushtë e të gjerë, familja e madhe Berisha sot po ndahemi prej Sadikut tonë e tuajit.
Kjo ndarje është rrëfimi i jetës së lirë për të cilën Sadiku punoi, jetoi deri tani kur edhe i mbylli sytë.
I përjetshëm kujtimi për Sadikun e ju familjare ta kujtoni për jetë.
Ngushëllime të gjithëve që jeni të pranishëm.

You Might Also Like