Muzikë

Filharmonia e Kosovës nderon “Flakën e Janarit 2021”

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, ka mbajtur koncert artistik në hapje të “Flakës së Janarit 2021” në të cilin pasi janë intonuar Himni i Kosovës dhe ai Kombëtar, janë paraqitur edhe vepra të autorëve të njohur kombëtar.

Kjo orkestër ka ekzekutuar “Fragmente nga Poema Simfonike “Skënderbeu” e kompozitorit Çesk Zadeja e më pas është paraqitur sopranoja Arta Jashari, e cila këndoi këngën e autorëve Sami Piraj e Kreshnik Aliçkajt “Legjendat këndoja me mall”.

“Uvertura shqiptare” e Hajrullah Sylajt ngjalli ngazëllim tek publiku gjilanas, kurse tenori Liridon Sadriu u paraqit me këngën “Unë biri i yt Kosovë”, të Feim Ibrahimit e Valton Beqirit, derisa paraqitje mbresëlënëse pati sopranoja Adelina Paloja, e cila u paraqit me “Agimet shqiptare” të Avni Mulës. U paraqitën solistët Liridon Sadriu, tenor, Sokol Latifi, tenor, Shipërim Isufi, bas e Endrit Rexhepi, bas që kënduan këngën “Gryka e Kaçanikut” të Endrit Rexhepit e Hajrullah Sylës, derisa këngën e Edmond Zhulalit e Valton Beqirit “Jam Kosovë e Shqiptarisë” e kënduan këngën Arta Jashari, soprano e Liridon Sadriu, tenor.

You Might Also Like