Sportet me dorë

Finalja e Kupës së Federatës dramë në pesë sete

Finalja e Kupës së Kosovës në Volejboll ndër femra ka dhuruar një dramë të vërtetë në pesë sete. Kastrioti I Ferizajt, që ka patur përparësinë e terrenit vendas, ngase finalja është luajtur në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” është përballë me Dritën e Gjilanit dhe pas një ndeshje tejet interesante trofeun e Kupës së Federatës e ka fituar Drita me rezultat 3:2

Setin e parë dhe të dytë I ka fituar Drita, të parin me rezultat 25:23, kurse setin e dytë me rezultat bindës 25:16. U duk se Drita shumë lehtë do të vije deri te trofeu I Kupës, por n ë dy setet vijuese ka ngadhënjyer Kastrioti I Ferizajt, me rezultat identik, ashtu si Drita 25:23 dhe 25:16.

U desh që të luhet seti vendimtar për të përcaktuar fituesin dhe në këtë set doli në pah përvoja e Dritës, duke ngadhënjyer me rezultat 15:11.

Këtë ndeshje e drejtuan gjyqtarët: Istref Elezaj ,Agim Lumi, Petrit Beqiri dhe Elmi Zymeri

You Might Also Like