Futboll

Franc Veliu dënohet me dy ndeshje moslojë!

Humbja ndaj Drenicës në kuadër të çerekfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës ka lënë pasoja të mëdha te skuadra e Gjilanit. Përveç eleminimi nga trofeu i dytë për nga rëndësia në vend, ‘kuqebardhët’ kanë humbur edhe qendërmbrojtësin e tyre Franc Veliu për dy ndeshjet e radhës, raporton Gazetasheshi.com.

Kjo pasi që Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës e ka gjobitur në bazë të Rregullores disiplinore me dy ndeshje mos lojë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

Veliu do ta humbasë ndeshjen derbi ndaj Dritës, si dhe ndeshjen e radhës kampionale ndaj Flamurtarit.

Më poshtë njoftimi nga KD:

Momenti kur Franc Veliu u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari kryesor Genc Nuza në duel me Drenicën

FRANC  VELIU; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës;  017582M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  29, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me kartron të kuq  ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor, pengim   i shënimit të golit ) në ndeshjën e çerek-finalës së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF DRENICA – KF GJILANI 2;1  e zhvilluar me datë 08.02.2020 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj  ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 39 paragrafi 3  të Rregullores  disipolinore ; denohet  me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

You Might Also Like