Futboll

Gjilani e Drita, në zonën e poshtme të tabelës

E kanë nisur me humbje kampionatin, ndonëse kishin paralajmëruar se do të luftojnë për vetë kreun. Gjilani dhe Drita që pësuan nga Trepça ’89, gjegjësisht Ferizaj, tash zënë pozitat që nuk garantojnë mbetjen në ligë, ngase sivjet nga liga do të largohen katër ekipe.

Edhe Gjilani edhe Drita janë pa pikë, njëra me goldallim -3 e tjetra me goldallim -1. Në bazë të cilësive që kanë besohet se ekipet nga Gjilani do të largohen nga zona e kuqe. Edhe në javën e ardhshme Gjilani do të jetë mysafir e Drita vendase, javë kur pritet që të riparojnë lëshimet e kësaj të diele.

You Might Also Like