Gjilan

Gjilani është në pritje të 326 mostrave

Për të vlerësuar gjendjen pandemike në prag të një vjetorit të organizimit të emergjencave për menagjimin e pandemisë në komunën e Gjilanit, kryetari i komunës Lutfi Haziri mbajti konferencë për shtyp. Ai theksoi se për momentin kemi 247 raste aktive që duhet t’i kushtojmë rëndësi kësaj pandemie. Në trajtim shtëpiak kemi 50 raste , kurse vazhdimisht rritje të numrit të të hospitalizuarve në Spitalin e Përgjithshëm. Fatmirësisht më pak në gjendje të rëndë. Kemi 326 mostra në pritje të rezultateve, e tashmë testet kryhen edhe në Institutin e Gjilani prandaj mundësitë për t’u testuar janë edhe më të mëdha. Kemi edhe 12870 mostra dhe lusim qytetarët që simptomat e para të lajmrohen në ambullantë ose te mjeku familjar si dhe të testohen për të parandaluar shpërndarjen e mëtutjeshme të virusit! Kryetari cilësoi se punojmë për një Gjilan pa covid, mirëpo, pa ardhur vaksinimi ne duhet të kemi kujdes të shtuar, të punojmë që ta parandalojmë, duhet të bartim maska dhe të respektojmë masat anti-covid. Kemi qenë në zonë të gjelbërt e të verdhë, ku spitalet kanë pasur raste te pakta por me rritjen e numrave tasht presim për tu kthyer në zonën e kuqe!Prapë se prapë nuk flitet per mbyllje, kanë kundërshtuar mbylljen e qytetit, lagjeve e lokaleve gastronomike, situata do vazhdoj të jetë në mbikqyrje! Sipas tij, institucionet shkollore e publike nuk janë burime të infeksionit, zgjedhjet pa dyshim janë indikator i rëndësishëm në rritjen e rasteve, mirëpo situata pas zgjedhore është tejkaluar dhe tani problem kryesorë për rritjen e numrit të të infektuarve janë mbledhimet familjare si ngushllimet e festimet! Kryetari thotë se kanë mbetur edhe pak javë deri te arritja e vaksinës, prandaj lut qytetarët që të ruajnë distancën e higjienën personale qe mos të rrezikojmë ditëve të fundit!

Autore : Jona Kallaba, Kledia Mehmeti

You Might Also Like