Gjilan

Gjilani ka aktualisht 732 raste aktive, 97 prej të cilëve në hospitalizim

 

 

Gjilan, 7 prill 2021 – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

 

Ismajli ka njoftuar se aktualisht Gjilani ka 732 raste aktive, 97 prej të cilëve në hospitalizim.

 

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 18471 mostra, 5437 kanë rezultuar pozitivë, 4582 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 732 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 97 persona dhe 188 mostra në pritje për rezultat.

You Might Also Like