Futboll

Gjilani nesër zhvillon testin e radhës

Durrës 18 Janar- Kuq e bardhët nën udhëheqjen e trajnerit, Bylbyl Sokoli, po zhvillojnë fazën përgaditore në Durrës të Shqipërisë, për vazhdimin e edicionit aktual.
Për të arritur formën optimale dhe të kënaqëshme, futbollistët tanë po zhvillojnë një fazë me ecuri pozitive, ku po stërvisin dy herë në dite me programon e shtabit teknik të skuadrës.
Në kuadër të këtyre përgaditjeve, futbollistët nesër do të zhvillojnë edhe një takim testues, ku përball kësaj radhe do të kenë skuadrën nga Superliga Kosovare, KF Drenica.
Ndeshja mes skuadrës sonë dhe Drenicës luhet ditën e marte (19 Janar) me fillim në ora 15:00, në Olimpik Park në Durrës.

You Might Also Like