Viti

Ndahet nga jeta Mustafë Aliu, Drejtori i shkollës fillore  ”Bafti Haxhiu” në Viti

Para pak orësh sonte pas një  sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë  është ndarë nga jeta drejtori i Shkollës së Mesme të ulët “ Bafti Haxhiu” në Viti Mustafë Aliu nga Drobeshi.

I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë për një kohë të gjatë.

Aliu pos që dha një kontribut të veçantë për edukimin dhe arsimimin e shume gjeneratave, ai së bashku me familjen Aliu u përkujdesen për shpenzimet e shkollës së fshatit Drobesh gjatë viteve të okupimit.

Ai u nda nja jeta  pikërisht sot kur u  përurua objekti i ri i  Shkollës së fshatit.

E me rastin e ndarjes nga jeta të të ndjerit telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit i ka dërguar edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.

                                                       Aziz Zuka

You Might Also Like